Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shprehur ankesa lidhur me kushtet e transportit ushtarak.
Për Klankosova.tv, ky ushtar tha se në njërin prej autobusëve ku barten pjesëtarët e ushtrisë së Kosovës, uji i reshjeve hyn brenda duke lagur kështu ulëset, derisa shtoi se mjeti nuk ka as klimë.
Ky ushtar shtoi tutje se një pjesëtarit të FSK-së nuk i plotësohen as kushtet minimale për rrugëtim, e sidomos gjatë dimrit.
“Respekti për uniformën fillon me kushtet bazë të jetës dhe punës”, tha tutje ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.