Në “Rubikon” në Klan Kosova, sonte është diskutuar për “Tmerret e dosjes Epstein” dhe personave të përfshirë në të.
Teutë Rrusta, Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, tha se vëmendja në këtë çështje duhet të jetë tek viktimat dhe anonimiteti i tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Transparenca nuk është dorë për dore gjithmonë me drejtësinë, ndonjëherë transparenca i bën një padrejtësi viktimës”, u shpreh ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=hkWYNkEfc_o
Nga ana tjetër, avokatja Saranda Keqekolla, tha se “Dosja Epstein” më shumë është e përbërë nga informacione, por sipas saj, jo edhe nga provat e gjykatës.
“Viktima ka një rol shumë kryesor në procedurat penale, por në rastin konkret mendoj se hetimet duhet të vazhdojnë, për shkak se nuk mund të ketë vetëm një person përgjegjës”, tha avokatja në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=85wPdco9mlU
Ndërkohë, njohësi i politikave të ShBA-së, Bardh Zherka tha se dosjet e lartpërmendura janë voluminoze, pasi sipas tij, nuk kanë qenë të destinuara të bëhen të ditura për publikun.
“Ideja nuk ka qenë me u nda ato. Presidenti Trump, hapen e dosjeve Epstein e ka pasur si pjesën më të rëndësishme përgjatë fushatës së tij”, tha Zherka në “Rubikon”.
https://www.youtube.com/watch?v=7N9exAVYqEg
Krejt në fund, ish-diplomati Avni Arifi tha se çështja e Epstein është një skandalet më të mëdha në Amerikë.
“Ka qenë një nga aferat më të mëdha, do mbetet afera më e madhe e shantazhit”, u shpreh Arifi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=uC0A5tK0xVU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.