Dinamo Kiev ka transferuar një qendërsulmues të ri, por brenda pak orësh fotot e futbollistit janë bërë shënjestër e kritikave e ofendimeve të tifozëve ukrainas.
Futbolli dhe politika në Ukrainë për arsye të dukshme ecin në binarë shumë afër njëri-tjetrit. Dhe prej pothuajse katër vitesh tashmë, këta binarë shpeshherë kryqëzohen, transmeton klankosova.tv.
Vladislav Blanuta është qendërsulmuesi i ri i Dinamos, por në Kiev nuk e do askush. Arsyeja? TikTok-u dhe një flamur i tepërt në pemën e tij gjenetike. Sapo u zyrtarizua nga Dinamo, tifozët më të vëmendshëm nxorën disa video të tij të vjetra në TikTok, ku ai postonte me krenari përmbajtje pro ruse.
Në më shumë se një rast, ai bisedonte miqësisht me Vladimir Solovyov, personazh televiziv rus shumë i kontestuar, për çështjen e luftës.
Dhe nuk dukej aspak se merrte anën e Kievit, përkundrazi. Ja pra, tifozët nuk e harruan këtë gjë, duke e marrë çështjen seriozisht me shumë komente ofenduese dhe kërcënime në rrjete sociale, deri aty sa klubi publikoi një video me djalin në plan të parë teksa lexonte një mesazh:
''Ukrainas të dashur, jam krenar që luaj në Ukrainë për klubin e madh Dinamo Kiev. Lavdi heronjve, lavdi Ukrainës. Ukraina do të fitojë''.
Por tifozët, nuk e besuan aspak këtë prononcim duke kërkuar largimin e Blanuta.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.