Lajmet e fundit

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit të hënën do të bllokojnë disa nga pikat kufitarë të vendit, për të shprehur pakënaqësinë për produktet e qumështit që po importohen në Kosovë.
Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit Ramadan Memaj, i tha Klan Kosovës se protestuesit do të dalin me traktorë kamionë e kafshë, kundër çmimit të produkteve dhe përmbajtës së tyre.
“ Djathi dhe produktet e tjera nuk kanë përmbajtje adekuate, dhe AVUK-u nuk i ka bërë analizat për të parë se çka konkretisht përmbajnë ushqimet që po iu ofrohen qytetarëve të vendit” tha ai.
Protesta do të fillojë në orën 12.00 dhe do të zgjasë 1 orë./Klan Kosova.