Kryeministri Boris Johnson është në humor të mirë dhe në gjendje stabile pasi kaloi natën në kujdesin intensiv duke u trajtuar për koronavirus.
Një zëdhënës tha se 55 vjeçari ishte stabil edhe gjatë natës dhe se i është dhën oksigjen, por nuk është vënë në ventilator, njofton Klan Kosova.
"Kryeministri ka qenë stabil dhe është në gjendje të mirë. Ai po merr trajtim standard të oksigjenit dhe po merr frymë pa ndonjë ndihmë tjetër.
"Ai nuk ka kërkuar ventilim mekanik ose mbështetje jo-invazive të frymëmarrjes".
Ventilatori përdoret për të kryer procesin e frymëmarrjes së trupit kur sëmundja bën që të dështojë funksioni i mushkërive.
“Johnson nuk ka pneumoni”, shtoi zëdhënësi i Downing Street.
Mediat raportojnë që kryeministri është trajtuar nga doktorët më të mirë të vendit.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.