Lajmet e fundit

E gjitha çka ju duhet për këtë trajtim natyral është pak rrush i freskët. Thjesht ndani disa kokrra rrushi në gjysmë dhe fërkojeni mbi fytyrë ose qafë.
Lëreni fytyrën të qëndrojë kështu për disa minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Maska për fytyrë me tranguj
Përzieni një trangull të vogël dhe një filxhan tërshërë derisa të krijohet një pastë homogjene. Përzieni një lugë çaji nga kjo pastë me një lugë çaji jogurt dhe aplikojeni këtë përzierje në fytyrë.
Lëreni maskën të qëndrojë për gjysmë orë dhe më pas, shpëlajeni fytyrën.
Maska me mjaltë
Fillimisht pastrojeni fytyrën me ujë të vakët për të hapur poret dhe më pas thjesht vendosni mjaltë mbi fytyrë. Lëreni të qëndrojë në fytyrë për gjysmë ore dhe më pas, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.
Në fund, pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
Maska me tërshërë
Tërshëra ka aftësi për qetësimin e fytyrës prandaj nuk ka dyshim që mund t’iu ndihmojë me aknet. Përzieni dy lugë çaji tërshëra, një lugë çaji sodë bikarbone dhe mjaftueshëm ujë, për të formuar një pastë.
Aplikojeni në gjithë fytyrën, duke e fërkuar me gishtërinjtë. Në fund, shpëlajeni fytyrën.
Maska e fytyrës me limon dhe vezë
Kjo maskë për fytyrë është një trajtim natyral për aknet, që mund të aplikohet në secilin lloj të lëkurës.
Shtrydhen gjysmën e një limoni dhe lëngun e tij përzieni me një të bardhë veze. Aplikojeni këtë përzierje në fytyrë dhe lëreni maskën të qëndrojë gjatë natës, derisa flini.
Kur të zgjoheni në mëngjes, lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe kaq. Keni kujdes, mos e lejoni që maska të prekë sytë dhe gojën, gjatë natës.