Lajmet e fundit

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka nisur trajnimi i gjeneratës së re të inspektorëve të Inspektoratit Policor të Kosovës, ku pjesëmarrës janë shtatëmbëdhjetë zyrtarë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi theksoi, se kjo është gjenerata e parë që po filloni trajnimin bazikë të një programi profesional i cili është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian .
Ai tha se është hera e parë që në Akademia një agjenci fillon trajnimin profesional me program të validum nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, si rezultat i punës së përbashkët të eksperteve vendor e të projektit të binjakëzimit.
Ndërsa, kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi tha se sot po shënohet një moment i veçantë pasi është gjenerata e parë që do të trajnohen dhe certifikohen në programe tashmë të njohura dhe validuara nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve për pozitën profesionale, Inspektor Policorë.