Lajmet e fundit
Trajneri i Torinos, Giampiero Venura ka konfirmuar shitjen e mbrojtësit, Matteo Darmian, i cili do të bashkohet me skuadrën e Manchester United.

Sipas Goal.com marrëveshja mes dy klubeve për lojtarin kap vlerën prej 20 milionë euro, ndërsa prezantimi i lojtarit pritet të bëhet ditëve të ardhshme.
“Është e vërtet se Darmian do të luajë në Champions League dhe këtë do ta bëjë me Manchester United” ka thënë Venura.
Ai ka thënë se i njeh cilësitë e lojtarit dhe është shprehur i kënaqur se ai do të realizojë ëndrrën e tij që të luajë në Champions League.
United është afër edhe një nënshkrimi tjetër, bëhet fjale për Nicolas Otamendi.