Lajmet e fundit

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, mesa duket nuk do të largohet nga PSG-ja. 32 vjeçari lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A, ku Juventusi ka shprehur interesimin për ish mbrojtësin e Milanit.
Por, trajneri i kampionëve të Francës, Unai Emery, nuk e dëshiron që braziliani të largohet. Ai thotë se Silva është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, shkruan albeu.com
“Ai ka shumë eksperiencë. Të gjithë lojtarët e respektojnë Silvan, ashtu edhe unë. Kam biseduar me të. Së fundmi është thirrur nga Brazili dhe për këtë është shumë i lumtur”, u shpreh Emery.
“Ai është shumë i motivuar e i rëndësishëm për PSG-në. Ai ka gjithë besimin tim. Silva e ndihmon skuadrën në gjitha mënyrat”, shtoi trajneri i PSG-së.