Lajmet e fundit

“Mendoj i gjithë ekipi tregoi shpirt luftarak. Pas pjesës së parë patëm pak probleme me Maltën që sulmoi, megjithatë pas golit me kundërsulm patën hapësirë dhe jam shume i lumtur sot, sepse 5 gola është me rendësi, pasi kemi pasur probleme me shënimin e golave në të kaluarën”.
“Kur e kam parë shortin dhe kur e kam parë që ndeshja e fundit do të jetë me Azerbajxhanin, e kam ditur se ajo do të jetë finalja. Jam i kënaqur që kemi ardhur këtu, sepse do ta shohim çfarë cilësi kemi. E vlerësoj Azerbajxhanin”.
Kosova ndeshet të martën më Azerbajxhanin në Stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është ndeshja e fundit në Grupin e tretë të Ligës D, të cilës i prinë Kosova me 11 pikë, ndërsa Azerbajxhani është i dyti me 9 pikë.
klankosova.tv