Menaxheri i ri i Chelsea mund të jetë zbuluar joqëllimisht, ndoshta jo në mënyrën që shumica do ta prisnin, ndërsa ish skuadra i dëshiroi holandezit fat në Stamford Bridge.
18.12.2015 · përditësuar para 3880 dite1 min lexim
Përfaqësuesja e Australisë e ka uruar ish-trajnerin Guus Hiddink në detyrën e tij të re tek Chelsea, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, megjithëse asnjë konfirmim zyrtar nuk është bërë nga klubi.
Mourinho u shkarkua nga Blutë të enjten, pas një varg rezultatesh të dobëta, raporteve të këqija me mediat dhe me disa prej lojtarëve.
Ish-sulmuesi i Chelsea, Mateja Kezman ka thënë se holandezi i ka treaguar që ai do të jetë pasuesi, por ky lajm u bë edhe më “i vërtetë” pas urimit nga australianët.
Nëse Hiddink caktohet në këtë post, 69 vjeçari do të ketë detyrën e vështirë të ringritjes së skuadrës – pasi tani Chelsea gjendet në pozitën e 16-të në tabelë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.