Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka frikë se administrata amerikane nuk do të jetë e gatshme të mbështesë një autokrat me kaq shumë skandale në pushtet dhe dërgon Gjuriqin si një njeri konfidencial i cili do të ketë detyrën të mos merret me problemet e shtetit, por të ardhmen e tij politike në drejtim të lobimit për të.
Kështu tha Rada Trajkoviq presidente e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, e cila komentoi për gazetën "Danas" mbi mundësinë që Marko Gjuriq të jetë ambasadori i ri i Serbisë në Washington.
Trajkoviq emërimin e drejtorit aktual të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në një pozitë kaq të përgjegjshme e sheh si një veprim që u kopjua nga Kosova.
Ajo shpjegon se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjithashtu dërgoi një person të besuar në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitakun, sepse sipas Trajkoviqit "ai ka nevojë për të për lobim personal".
Kujtojmë se mediat serbe raportuan se Gjuriq do të jetë ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova.
Sipas raportimeve, ai do të zëvendësojë Gjergj Matkoviqin në Ambasadën në Ëashington, mandati i të cilit ka skaduar, transmeton Klan Kosova.