Lajmet e fundit

Megan Trainor është këngëtarja e fundit që i është dashur ta anulojë turneun e koncerteve të saj, për shkak të operacionit në kordat e zërit, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja ka deklaruar se “ndihet e shkatërruar, e frikësuar dhe me keqardhje” që i duhej t’i ndalonte performancat për shkak të ruajtjes së zërit të saj të këndimit.
Para Trainor, nëpër të njëjtën procedurë para disa muajsh kanë kaluar edhe këngëtarët Sam Smith dhe Jess Glynne .