Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Një grua e moshës rreth 50-vjeçare ka humbur jetën, pasi ishte rrëzuar teksa po ecte në Bulevardin “Ismail Qemali”, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sipas informacioneve, nga rrëzimi gruaja ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit dhe si pasojë ka humbur jetën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.