Një rast i rëndë është shënuar të mërkurën në qytetin e Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Klankosova.tv se një person ka humbur jetën në vendin e punës.
Gashi tutje theksoi se ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Policia është njoftuar se një punëtor derisa ka qenë duke punuar, është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, ka thënë Gashi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.