Lajmet e fundit

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur falënderimet e saj për solidaritetin e treguar gjatë këtyre ditëve të vështira për familjarët e kapiten Floran Delias dhe toger Donald Hoxhës, të cilët humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në Shkodër.
"Dua t’ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira për familjarët e ‘Dëshmorëve të Atdheut’, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Mesazhet ngushëlluese dhe mbështetëse të qytetarëve të zakonshëm këtu në ‘Facebook’, ato të homologëve të vendeve aleate dhe atyre partnere, deputetëve, ambasadorëve, atasheve të mbrojtjes, e shumë e shumë miqve të shqiptarëve, kanë qenë vërtet inkurajuese. Faleminderit!”- shprehet Kodheli në një postim në “Facebook”