Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani ka bërë të ditur se ka më shumë se 17 orë që një pjesë e qytetit Koçani, qytet lindor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pa energji elektrike.
Ky qytet, siç tha ai, edhe më tej është i rrethuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, kjo pas zjarrit në një klub nate, i cili la të vdekur 59 persona dhe 155 të tjerë të lënduar.
Bëhet e ditur se viktimat dhe të lënduarit janë shumica të rinj të cilët kishin shkuar në klub për të parë performancën e një rep-grupi.
Më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje kuptoni nga raportimi i gazetarit Flamur Gajtani:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.