Lajmet e fundit

Një tragjedi ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 06:00 në azilin e pleqve në Poliçan të Gjirokastrës.
Dy të moshuar humbën jetën si pasojë e një zjarri që ra në azil. 84-vjeçari nga Lybeshi dhe 81-vjeçari nga Vleshja dyshohet se janë asfiksuar nga tymi i djegies së një batanijeje, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.