Lajmet e fundit

Trafiku Urban në Prishtinë sot nga në ora 19:30 e ka pezulluar qarkullimin e transportit publik deri të hënën në ora 06:00.
Kjo u bë e ditur në një postim të Trafikut Urban në rrjetin social Facebook.
"Në bazë të vendimit të Qeverisë në të cilin përfshihet edhe pezullimi i transportit publik, autobusët e Trafikut Urban, sot (e premte 06.11.2020) në ora 19:30 largohen nga qarkullimi".
"Autobusët do të rifillojnë punën, ditën e hënë (dt. 09.11.2020) me orar të rregullt duke filluar nga ora 06:00. Për më tepër mund të informoheni përmes telefonave kujdestar: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28".