Lajmet e fundit

Policia në Homberg, landi Hesen i Gjermanisë ka arrestuar një person të dyshuar nga Bosnja për trafikimin e së paku 160 refugjatëve nga Kosova në Gjermani.
Ai thuhet se për secilin person ka marrë nga 500 euro.
Personi në fjalë me qëndrim në Homberg ngarkohet se në periudhën mes tetorit 2014 dhe shkurtit 2015 ka sjellë ilegalisht në Gjermani së paku 160 kosovarë me automobil, shkruan hessenschau.de, transmeton albinfo.ch.
Kështu, akuza thotë se ai ka bërë më shumë se 26 udhëtime për trafikim, vërteton një zëdhënës i prokurorisë së Kasselit një raportim të bërë nga HNA.