Lajmet e fundit

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e publikuar të martën për 187 shtete e territore thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka përmbushur standardet minimale për eliminimin e trafikimit por që po bën perpjekje domethënese për t`a bërë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.
Megjithatë raporti, vlerëson se në vitin 2016, të cilit i referohet, janë bërë më shumë perpjekje në identifikimin e viktimave dhe në ndjekje e arrestim të trafikantëve.
Kjo përpjekje sipas raportit është bërë me angazhimin e hetuesve edhe të Inspektoratit të Punës.
Kronikë nga Arjeta Dragaj