Lajmet e fundit

Pas deklaratës së Robert Berishës në emisionin SOL në Klan Kosova, ku tha se nxjerrja e fotografisë që njoftonte se kishte koncert gjatë kohës kur ai ishte brenda “Ferma VIP”, është bërë me qëllim nga Xhensila Myrtezaj, siç tha ai, për “ta nxjerr keq Bes Kallakun”.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar ashpër menaxheri i Xhensilës, Elsamedi, i cili tregoi detaje në emisionin Kosova today.
Pos që në rrjete sociale zbuloi një audio ku Roberti pajtohet me datën e koncertit edhe pse do futej brenda “Ferma VIP”, Elsamedi zbuloi se të njëjtën gjë ia ka thënë edhe personi që ka ftuar artistët.
“Ai do të dalë atë datë”, ka thënë Elsamedi duke cituar personin i cili kishte realizuar datën.
Tutje, menaxheri i Xhensilës thotë se nuk do të lejojë askënd të flasë për artistët që ai menaxhon, pasi sipas tij, ata punojnë shumë dhe nuk njihen për skandale.
Ndiqni më poshtë videon e plotë: