Lajmet e fundit

Tracey Emin ka thënë se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale në gjashtë vjet e fundit pasi ajo pëlqen të jetë “përgjithmonë e vetme”, transmeton Klan Kosova.
54-vjeçarja tha se zgjedhja e saj për të abstenuar nga marrëdhëniet fizike në vitet e fundit, e ka ndihmuar atë për të qenë e shëndetshme emocionalisht, transmeton Klan Kosova.
Tani e vetme për pothuajse një dekadë, ajo tha për Daily Mail: “Jo gjithmonë të jesh në një lidhje të ndihmon. Sa herë që jam ndjerë keq emocionalisht, është për shkak se dikush, personi i gabuar, ka qenë shkaktar”.
“Unë s’jam në lidhje tani për tetë apo nëntë vjet. Unë kam hequr dorë nga seksi. Qëndrimi im nënkupton se nuk dua të bëj seks”.
E pyetur se kur kishte bërë seks për herë të fundit, ajo tha “pesë ose gjashtë vjet më parë”.