Lajmet e fundit

Mbrojtësi veteran i Liverpool, Kolo Toure ka thënë se një kalim i tij në Real Madrid mund të ndodh në të ardhmen.
Toures do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, kështu që mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë të qëndroj në Anfileld edhe më tej.
Paraqitja e tij e fundit kundër Stoke City në League Cup ka bërë që vet futbollisti i Bregut të Fildishtë të thotë së nëse vazhdon kështu mund ta kërkojë Reali, transmeton Klan Kosova.
“Nuk e di sa çfarë do të ndodh në fund të sezonit, por dëshira ime është të qëndrojë në Premier League”, ka thënë Toure, pas shakasë se mund ta kërkojë Los Blancos.