Lajmet e fundit

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka thënë se ditëlindja e tij e 39-të mund të ishte më e mirë.
Ai ka pësuar një lëndim në fitoren 5:1 kundër Carpi të shtunën që shkoi dhe ka gjasa që të mungojë rreth një muaj.
“Nuk jam edhe aq në humor të mirë, ditë ditëlindja ime mund të ishte më e mirë, por me këso lloj problemesh ballafaqohesh në futboll”.
Italiani ka thënë se shpreson që të rikthehet sa më shpejtë, kurse për titullin e kampionit ai ka thënë se është herët që të flitet, transmeton Klan Kosova.