Lajmet e fundit

Kjo verë duhet të ketë qenë e mbushur me gëzime për tifozët Tottenham.
Për mbështetësit e ekipit duket se po ndodh një realizim ëndrrash pasi që ata tashmë kanë një stadium të ri, një menaxher të ri dhe një mori lojtarësh me nam.
Megjithatë, mungesa e aktivitetit të tyre në tregun e transferimeve ka ngritur pyetje serioze dhe trajneri Mauricio Pochettino është i interesuar për t’i parë disa fytyra të reja në ekipin e tij, në mënyrë që të fitojë një titull në Premier League, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
Ekipi ka bërë një ofertë për Jack Grealish, mirëpo lojtari i Aston Villas nuk do të ndihmonte në mbylljen e hendekut në raport me Manchester City. Sidoqoftë, nuk ka dyshim se Tottenham është jashtëzakonisht i fortë, por pyetjet vazhdojnë rreth rekrutimit të lojtarëve të rinj dhe kjo duket të jetë një problem për momentin.