Lajmet e fundit

Përderisa Harry Kane është zotuar të qëndrojë te Tottenham Hotspur për së paku edhe një stinor, përderisa e ardhmja e Toby Alderweireld dhe Danny Rose mund të jetë diku tjetër, sipas The Sun, transmeton Klan Kosova.
Real Madrid po përflitet se është interesuar në transferimin e Kane tash sa kohë, por sulmuesi anglez thuhet se është i vendosur që ta udhëheqë ekipin e tij në stadiumin e ri, para se të kalojë gjetkë.
Ndërkaq, sa i përket Alderweireld dhe Rose, raportet pohojnë që Mauricio Pochettino do të duhet që ta përgatisë veten për një largim të dyfishtë, pasi që Manchester United po i harton ofertat verore për ta.