Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur ka shprehur interesim për ta transferuar yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, sipas raportimeve të Daily Mail.
Ata besojnë se mund të gjejnë talente të reja përgjithësisht në Evropë, dhe jo medoemos në Angli, prandaj e kanë identifikuar të riun e Romës i cili vlerësohet 35 milionë funte.
Gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve gjithashtu e kanë shënjestruar Jack Grealish të Aston Villës, i cili pritet të largohet nga ky klub gjatë kësaj vere.