E ardhmja e Rodrigo Bentancur është bërë temë e nxehtë pas interesimit të Atlético Madrid për ta marrë mesfushorin uruguaian me parametra zero verën e ardhshme.
Kontrata e tij me Tottenham skadon në vitin 2026, por lojtari do të ketë të drejtë të negociojë lirisht që nga janari nëse nuk rinovon.
Sipas mediave spanjolle dhe angleze, drejtuesit e Spurs, me në krye trajnerin Thomas Frank dhe CEO-n e ri Vinai Venkatesham, kanë nisur negociatat për ta zgjatur kontratën e 28-vjeçarit, të cilin e shohin si shtyllë të projektit të tyre afatgjatë. Bentancur u bë vendimtar sezonin e kaluar, duke udhëhequr mesfushën drejt suksesit në Europa League.
Në Madrid, Diego Simeone e konsideron Bentancur-in si përforcimin ideal në rast largimi të Conor Gallagher, por Tottenhami nuk ka ndërmend ta lërë të lirë një nga lojtarët më të rëndësishëm./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.