Lajmet e fundit
Tottenham raportohet se është pajtuar që të transferojë sulmuesin e Monacos, Anthony Martial.

Martial konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Francë për momentin, ai thuhet se krahasohet me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry në disa aspekte.
Totteham ka qenë i interesuar që të sjell ndonjë lojtar i cili do të mund ta ndihmojë sulmuesin, Harry Kane.
Martial do të kalojë në White Hart Lane për shumën prej 18.1 milionë funtave, pas pajtimit të dy klubeve.
Trajneri i Tottenham, Pochettinho raportohet se e ka përcjellur lojtarin një periudhë të gjatë, duke i rënë në sy aftësitë e të riut, sidomos në ndeshjen me Arsenalin, ku Martial kishte një rol kyç.