Lajmet e fundit

Sulmuesi i Atletico Madrid, Fernando Torres nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e së shtunës që skuadra e tij e zhvillon kundër Barcelonës.
Trajneri Simeone ka grumbulluar skuadrën që do të udhëtojë për në Camp Nou, po aty nuk është edhe spanjolli.
Torres ka pasur probleme me nyje, kështu që nuk është paraqitur as në seancën stërvitore të ditës së sotme, ndonëse një gjë e tillë është pritur të ndodhë, transmeton Klan Kosova.