Lajmet e fundit

Ylli i Atletico Madrid, Fernando Torres, beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, dhe se ylli i Barcelonës do të arrinte sukses të dyfishtë në karrierën e tij, po të mos ishte Cristiano Ronaldo.
“Çfarë Cristiano Ronaldo ka bërë në kohën e Messi-t flet mjaft shumë për të”, tha Torres për Radio Marca.
“Nëse ai nuk do të ishte atje, atëherë Messi do ta arrinte dyfishin”.
“Mendoj që Messi është lojtari më i mirë në botë, ndonëse janë lojtarë të ndryshëm”.