Lajmet e fundit

Sulmuesi Fernando Torres, fitoren e së mërkurës ndaj Bayern Munich në Champions League, ua ka dedikuar përkrahësve të klubit.
Atletico Madrid me një gol të minutës së 11 nga Saul arriti që ta fitojë ndeshjen e rrethit të parë në gjysmëfinale.
“Ka qenë një natë fantastike për tifozët e Atleticos. Dua që ata ta ndjejnë këtë pasi kjo fitore është vetëm për ata”.
“Rezultati është në favorin tonë pas rrethit të parë dhe që tash ne duhet të shikojmë se si do të ia dalim në rrethin kthyes”, ka thënë Torres, transmeton Klan Kosova.