Lajmet e fundit

Torino ka rënë dakord për ta shitur Lyancon për 7.5 milionë euro në Southampton, kështu që për ta zëvendësuar janë duke shikuar me Shkodran Mustafin, i cili është lojtar i lirë.
29-vjeçari është gjithashtu i lidhur me Genoan, Napolin dhe Fiorentinën, dhe me klubin turk Adana Demirspor, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Mustafi kishte luajtur edhe më parë në Serie A, tek Sampdoria në 2012-2014, ku më pas kishte kaluar te Valencia.
Nga Valencia u transferua te Arsenali për 41 milionë euro në 2016.
Mustafi është gjithashtu fitues i Kupës së Botës me Gjermanin në vitin 2014.