Arsenali ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo erdhi pas një ndeshjeje të matur të zhvilluar në Emirates ndaj Sportingut.
Në krahasim me përballjen tjetër mes Bayernit e Realit, ku u shënuan 7 gola, ballafaqimi në Emirates ishte krejtësisht e kundërta e tij.
Gjithçka përfundoi ashtu edhe si nisi, duke mos u tundur rrjetat asnjëherë për 90 minuta.
Topçinjtë e arritën gjysmëfinalen duke iu falënderuar rezultatit të ndeshjes së parë, që përfundoi 1-0.
Arsenali do të përballet me Atleticon, e cila mbrëmë e eliminoi Barcelonën.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.