Lajmet e fundit

Arsenal po përgatit një ofertë prej 25 milionë eurosh për portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Lenon, raporton The Sun.
Topçinjtë thuhet se po bëhen gati për një jetë pa Petr Cech, andaj po e konsiderojnë mundësinë e transferimit të 26 vjeçarit, i cili po kërkon një opsion më të mirë, përmes së cilit mund të luajë për kombëtaren e Gjermanisë.
Kontrata e tij skadon më 2020, ndërsa për më shumë, është edhe Liverpooli që po interesohet për të.