Lajmet e fundit

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli është fotografuar duke pirë duhan në ambientet e brendshme
Zonja Topalli duket e qetë teksa po thyen ligjin, teksa po bisedon me Ridvan Boden në këtë foto të siguruar nga TemA.
Deputetja demokrate flet shpesh me zë të lartë për ligjet, zbatimin dhe fuqinë e tyre në parlament, por vet siç duket nuk i merr shumë seriozisht ato.
Qysh nga miratimi i tij, ligji anti-duhan është zbatuar me rigorozitet nga lokalet dhe ambjentet e mbyllura publike, ku janë aplikuar gjoba si për subjektet që e lejojnë duhanpirjen por edhe për ata që konsumojnë duhan.