Lajmet e fundit

Ish –kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka folur rreth shkrimeve të disa mediave greke për dërgimin e takeve të Greqisë në kufi me Shqipërinë.
Sipas Topallit, kjo është pasojë e retorikës së kryeministrit Rama. Ajo tha se shkodranët kanë një thënie për rastin e Ramës: “Goja llap e shpina dap”, shkruan Lapsi.al.
“Kryeministri flet pa i vënë një argjinaturë, një digë vetes, qoftë në raportet me Greqinë, me fqinjët apo qoftë në raportet me Trump”, u shpreh ajo.