Lajmet e fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Faton Topalli, në seancën parlamentare ku po diskutohej për themelimin e Gjykatës Speciale, ka folur për Qeverinë, duke i dhënë një epitet interesant.
“Kjo nuk është hera e parë që Qeveria i tregon Kuvendit se çfarë duhet të bëjë”.
“Herën e kaluar ish-kryeministri Hashim Thaçi e shpërbeu Kuvendin e Kosovës, duke e lënë vendin gjysmë viti pa këtë institucion, ndërsa tani qeveria e njohur me dy emra Mustafa-Thaçi, qeveria e keqe n’katror, po provon që t’ia imponojë kuvendit Themelimin e Speciales”.