Lajmet e fundit

Aderimi i Donika Kadaj-Bujupit në Vetëvendosje, është mirëpritur edhe nga deputeti dhe anëtari i kësaj lëvizjeje, Faton Topalli.
Topalli ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook: “Vazhdojmë përpara me Albulenën, Donikën dhe Albinin”.
Nga e diela, deputetja Kadaj-Bujupi aktivitetin e saj politik do ta zhvillojë brenda Vetëvendosje.
Kjo është bërë zyrtare sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.