Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, është paraqitur në Kuvendin e Kosovës, mirëpo ai ka thënë se është i vetëdijshëm se do të arrestohet nga policia, njofton Klan Kosova.
“Unë pres të arrestohem, sepse ky regjim gjithë forcën po e tregon tek deputetët që po e kundërshtojnë marrëveshjen me Serbinë”, tha Topalli, duke shtuar se këtë nuk e ka problem sepse është i bindur se veprimet e tij janë të drejta.
“Fatet personale janë të parëndësishme karshi të keqes së përgjithshme”.
“Jam i gatshëm për burg, sepse mendoj se me veprimet e mija i shërbejë republikës së Kosovës”, pohoi Topalli.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.