Lajmet e fundit

Ish- kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli akuzoi ashpër krerët e mazhorancës Rama-Meta për përqendrimin e shumë pushteteve në duart e tyre.
Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të së enjtes. Topalli tha se pushteti i përqendruar në dy tre veta përbën një rrezik për vendin, ndërsa denoncoi manipulimet e kryera nga shumica në zgjedhjet e 21 qershorit.
Topalli tha se asnjëherë nuk ka qenë një politikane e konsensusit, por e bindjeve të saj duke treguar se i qëndron deklaratave të bëra dhe qëndrimeve të mbajtura ndaj mazhorancës./Panorama