Lajmet e fundit

Ish - kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka thënë se "sulmet ajrore nuk do ta mundin ISIS-in, duhet të përballemi me të në tokë", transmeton Klan Kosova.
Këto deklarata Blair i ka bërë Westminster duke thirrur për pjesëmarrje më serioze të ushtrisë në konflikt, me ç’rast tha se me grupin terrorist asgjë nuk ka përfunduar dhe se ai ”do të vijë këtu për të na sulmuar“.
“Nuk ka mënyrë për fitore ndaj atyre njerëzve nëse nuk zhvillohen luftime në tokë. Sulmet ajrore nuk do ta mundin Shtetin islamik, duhet të përballem me të në tokë. Kjo nuk do të thotë se ushtarët britanikë do të shkojnë atje“, ka thënë Blair.