Lajmet e fundit

“Ne po kalonim në një lloj drame. Unë thashë në rregull – dasma është një mundësi e mirë për të mbledhur të gjitha motrat. Por nuk arrita t’i mbledhë të gjitha”.
“Në fakt, dasma nuk është një arsye e mirë për t'i mbledhur motrat sepse po e komplikon lidhjen time të dashurisë. Ai vazhdimisht më thotë ‘Michelle [emri i saj i mesit], vendose përfundimisht një datë”, ka thënë ajo.
“Ai më ka thënë të vendosë një datë para se të përfundojë ky vit. Kam disa javë kohë”, ka vazhduar tutje këngëtarja e shumë hiteve, transmeton Klan Kosova.
Sipas Braxton, i fejuari i saj nuk do një dasmë luksoze. Ajo kishte treguar më herët se Birdman do një dasmë me temë të “Great Gatsby”.
Pavarësisht nëse kurorëzimi i dashurisë së tyre do të ndodhë në kishë ose jo, një gjë është e sigurt – asnjëra nga motrat e këngëtares nuk do të jenë shoqërueset e nderit.
“Do të jetë mikja ime e ngushtë, do të jetë Jada Pinkett Smith”, ka thënë ajo.
Braxton dhe Birdman kanë njoftuar zyrtarisht për fejesën e tyre në muajin shkurt, por Braxton ka mbajtur një unazë diamanti, muaj më parë.