Lajmet e fundit

Këngëtarja 50-vjeçare, Toni Braxton është fejuar me reperin 49-vjeçar, Birdman.
Thashethemet rreth lajmit kanë qarkulluar për disa javë, pasi Toni është parë me një unazë në gishtin e saj të martesës, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja bëri njoftimin në shfaqjen e saj “Braxton Family Values”.
“Unë kam për të bërë një njoftim”, i tha ajo familjes së saj, duke vënë diamantin në pah dhe duke bërtitur: “Unë jam fejuar”.
Toni dhe Birdman u takuan së pari në vitin 2002.
50-vjeçarja më parë ishte e martuar me Keri Leëis për 12 vjet. Ata u ndanë në vitin 2013 dhe kanë dy djem së bashku.