Lajmet e fundit

Raportohet se anëtari i grupit One Direction, Louis Tomlinson, është ndarë nga e dashura e tij shtatzënë Briana Jungwirth.
"Ai e la atë", ka thënë një burim për Life & Style. Edhe më keq: Briana - e cila ka shpresuar që ai do t'i propozonte para se fëmija i tyre të vinte në jetë - nuk e priti aspak këtë, transmeton Klan Kosova.
"Ata janë munduar t'i rregullojnë gjërat gjatë javëve të kaluara, gjatë turneut të One Direction. Ai madje e kishte prezantuar atë tek nëna e tij, Johannah", ka thënë burimi.