Lajmet e fundit

Avokati Tomë Gashi e ka mohuar lajmin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij të enjten.
“Është rrenë, është gënjeshtër”, ka thënë Gashi për Express.
Ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me gruan e tij.
Gazetarët e Klan Kosovës e kanë telefonuar shumë herë avokatin Gashi, por ai nuk e ka hapur telefonin për t'i ofruar shpjegimet e tija. Për këtë ekzistojnë edhe fakte.
Klan Kosova e posedon dokumentin zyrtar me të cilin dëshmohet se bashkëshortja e Gashit e ka paraqitur në polici rastin e ushtrimit të dhunës nga ana e tij.
Tomë Gashi është i mirëseardhur në çdo kohë në Klan Kosova për ta parë edhe personalisht këtë dokument.
http://klankosova.tv/avokati-qe-rrahu-bashkeshorten-dyshohet-se-eshte-tome-gashi/