Lajmet e fundit

Avokati Tomë Gashi përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj aktakuzës që është shpallur në rastin e MTPT ku njëri nga të akuzuarit është edhe ish ministri i Transportit, Fatmir Limaj.
Gashi është shprehur se qëllimi i EULEX-it është që ta mbaj të shantazhuar Limajn.
“Aktakuza kundër Fatmir Limajt e publikuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës ( Prokuror i EULEX-it) nuk është aktakuzë e re.
Kjo aktakuzë është ngritur në vitin 2012, dhe me urdhër të Gjyqtarit të EULEX-it është kërkuar ndryshimi/modifikimi i saj.
Qëllimi i EULEX-it është që në vazhdimësi ta mbaj të shantazhuar Fatmir Limajn” ka shkruar ai.