Lajmet e fundit

Tom Selleck, i mirënjohur për rolin e tij në Magnum P.I. dhe për rolin e përsëritur në serialin Friends, është akuzuar për përdorimin e ujit publik të zjarrfikësave, me të cilin e ka mbushur tankun e ujit për ta dërguar në fermën e tij në Fshatin Westlake në Calif.
Në ankesë thuhet se 70 vjeçarit i është ndaluar përdorimi i atij uji, sepse prona e tij është e vendosur jashtë lokacionit të lejuar për furnizim, transmeton Klan Kosova.
Aktori raportohet se e ka mbushur tankun e ujit gjatë 12 rasteve të ndryshme.
Përveç tij, në padi është e listuar edhe gruaja e tij, Jillie Mack.
Kalifornia për momentin është duke kaluar në një krizë të thatësirës së madhe, dhe Tom pritet të përballet me pasoja.