Lajmet e fundit

Këngëtari i mirënjohur, Tom Jones, e ka anuluar edhe koncertin e tij të dytë dy net para se të shtrohej në spital me një infeksion bakterial.
78 vjeçari shfrytëzoi Twtitter-in të enjten për t’ua shpjeguar fansave të tij situatën, duke thënë se është i pikëlluar dhe i zhgënjyer.
Për më tepër ai njoftoi se datat do të shtyhen për të dielën e 12 gushtit dhe të gjitha biletat do të mbesin të vlefshme.
“Me pendesë do të na duhet që ta shtyjmë performancën e Tom Jones në Chester Racecourse këtë mbrëmje. Koncerti do të mbahet të dielën e 12 gushtit”, ka shkruar Jones.
“Të gjitha biletat mbeten të vlefshme për datën e re. Nëse nuk arrini që të vini në datën e rivendosur, rimbursimi do të pëhet në pikën e shitjes”.